Ministri Murtezani në Bruksel: Raporti i BE-së konfirmon progresin në sundimin e ligjit

1 Min. Leximi

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mori pjesë në takimin e Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit si themel i demokracisë.

Ai vlerësoi se fakti që Maqedonia e Veriut u ul sërish në të njëjtën tryezë me vendet anëtare është një porosi e fuqishme për të ardhmen evropiane të vendit. Raporti i BE-së për vitin 2025 konfirmon progresin në sistemin gjyqësor, me institucione më të pavarura, efikasitet dhe transparencë digjitale.

- Advertisement -

- Advertisement -


“Sundimi i ligjit është jo vetëm kusht për anëtarësim, por edhe mburoja dhe udhërrëfyesi ynë drejt stabilitetit dhe Evropës,” deklaroi Murtezani.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull