Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot po qëndron në Bruksel, ku me ftesë të kryesisë hungareze me Këshillin e BE-së, do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit për punë të përgjithshme të Bashkimit Evropian (GAK).
Temë kryesore e takimit të GAK është Raporti i Komisionit evropian për sundimin e së drejtës për vitin 024, me të cilin prej këtij viti, krahas vendeve anëtare të BE-së janë prëfshirë edhe katër shtete nga Ballkani Perëndimor të përfshira në procesin inkuadrues – Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi.
Për ato shkaqe, në mbledhjen e sotme të ministrave apo sekretarëve shtetërorë për çështje evropiane të vendeve anëtare të BE-së janë ftuar edhe përfaqësues të katër vendeve nga rajoni.
Në takimin e GAK-së do të marrin pjesë edhe nënkryetari ekzekutiv i Komisionit evropian për Marrëveshjen e gjelbër evropiane, marrëdhënie ndërinstitucionale dhe parashikueshmëri, Marish Shefçoviç dhe eurokomisarët për drejtësi dhe për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Didie Rejnders dhe Oliver Varheji.