Mickoski: Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 19 tetor

2 Min. Leximi

Kryeministri Hristijan Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetje me disa akuza nga opozitarja LSDM, zbuloi se raundi i parë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 19 tetor.

“LSDM ka retorikën e saj, ka komunikimin e vetë politik. Unë nuk do ta komentoja. Të presim të vijë 19 tetori, në ora 20 do t’i dëgjoni rezultatet dhe gjithçka do të jetë e qartë. Dmth zgjedhjet, raundi i parë do të jetë më 19 tetor? Po, ashtu është nga ajo që e kam marrë si informacion nga Kuvendi. Do të shpallen diku 7-8 gusht, raundi i parë duhet të jetë më 19 tetor”, tha Mickoski.

- Advertisement -

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në konferencën e sotme me gazetarët tha se do t’i shpallë zgjedhjet lokale në gjysmën e parë të gushtit.

I pyetur nëse do t’i shpallë ato më 8 gusht, Gashi theksoi se është e mundur dhe se gjithçka do të jetë brenda afateve të parapara.

“Mund të shpallen më 8 gusht. Gjithçka do të jetë brenda afateve. Kodi Zgjedhor ka dy dispozita nga të cilat udhëhiqemi. E para është dispozita që nuk duhet të jetë më shumë se 90 ose më pak se 70 ditë. Pika e dytë orientuese është Ligji për Vetëqeverisjen Vendore, i cili thotë se zgjedhjet duhet të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit. Brenda këtyre dy periudhave, ne do t’i shpallim zgjedhjet. Me shumë mundësi në gjysmën e parë të gushtit”, tha kryetari i Kuvendit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull