Mickoski, VMRO po ndryshon dhe përshtatet me sfidat e reja

3 Min. Leximi

Vendimet për përbërjen e re të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së janë tregues i qartë se partia po ndryshon dhe po përshtatet me sfidat e reja, vlerëson kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski.

Sipas tij bëhet fjalë për krijimin e një strukture të fortë, efikase dhe të bashkuar, e cila do të ofrojë zgjidhje konkrete dhe të përgjegjshme për nevojat e qytetarëve.

“Në periudhën që vjen, po hyjmë në fazën e ekipimit kadrovik dhe hapjen e partisë ndaj ideve të reja, njerëzve të rid he energjisë së re. Do të punojmë në forcimin e organizimit të brendshëm, transparencës dhe procesit inkluziv të anëtarësisë”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në vend të fytyrave të reja bëhet fjalë për, “bandë të vjetër”, kanë verësuar nga LSDM zhvillimet brenda partiake të VMRO-DPMNE-së. Sipas LSDM-së, Mickoski, sipas modelit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i ka larguar nënkryetarët për të vendosur kontroll absolut mbi partinë.

Nga LSDM theksojnë se Mickoski ka emëruar njerëzit e tij më të afërt, përfshirë Tomovskin si sekretar organizativ, me qëllim kontrollin e tenderëve, duke përmendur edhe 161 tenderë për një kompani familjare. Kovaçki, sipas tyre, është njeri i Sasho Mijallkovit, të cilit NATO i ka refuzuar certifikatën e sigurisë për shkak të kontakteve me shërbime ruse. Bashkëpunëtori i tij më i afërt në Qeveri, sipas LSDM-së, është zëvendëskryeministri Stoilkoviq, i cili prej vitesh, është në shërbim të BIA-s serbe.

LSDM, Mickoski vendosi kontroll apsolut mbi partinë

“Ka marrë nën kontroll Ministrinë e Punëve të Brendshme, Prokurorinë dhe gjyqësorin. Paralajmëron se në maj-qershor do të ketë rikonstruim të Qeverisë për të vendosur edhe njerëz të tjerë të tij. Frenat i ka në duart e veta dhe vazhdon grabitjen e shtetit brenda rrethit të tij më të ngushtë të miqve. Buxheti prej kohësh është nën kthetra. Mund të nisë përshpejtimi i procesit të izolimit të plotë nga Bashkimi Evropian”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga partia opozitare shtojnë se edhe mediat janë nën kontroll të plotë, përmes Orbanit, me marrjen nën kontroll të telekomunikacionit dhe sektorit energjetik. Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga VMRO-DPMNE, duke theksuar se akuzat vijnë nga struktura të cilat me vite e kanë keqpërdorur pushtetin dhe friksohen nga përgjegjësia. /Rtvm2

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull