Mickoski pranon se VLEN do të sjell Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

1 Min. Leximi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski e ka komentuar shfuqizimin e balancuesit duke thënë se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat duhet të zgjidhet me një tjetër mekanizëm demokratik.

Ai ka pranuar se është në kordinim me partnerin e koalicionit në bllokun politik shqiptar se do të sillet një ligj i ri, për të cilën VLEN-i tashmë e ka premtuar si një zgjidhje më të mirë për shqiptarët dhe bashkësite e tjera etnike.

- Advertisement -

“Ne kemi biseduar në kuadër të koalicionit, koalicioni ka një mekanizëm demokratik. Badinteri është kategori kushtetuese, ne kemi folur shumë herë në të kaluarën se jo vetëm që ka kaluar koha e balancuesit, por edhe po keqpërdoret dhe duhet fshirë, si dhe të gjendet mekanizëm ligjor me të cilin do të rregullohet përfaqësimi i drejtë”, ka thënë Mickoski.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull