Mickoski: Koha që LSDM dhe BDI të shkojnë në opozitë

1 Min. Leximi

Ne ia dolëm! Maqedonia fitoi! Një fitore historike e popullit”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në fillim të fjalës së tij nga selia e partisë.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e sotme ka humbur edhe bojkoti i BDI-së.

- Advertisement -

“Populli ka treguar se nuk do të lejojë që individët të krijojnë kriza dhe të mbrojnë veten përmes institucioneve. Është koha që BDI së bashku me LSDM-në të shkojnë në opozitë. Nuk do t’ju zhgënjejmë, rezultatet e punës sonë do të shfaqen në 100 ditët e para të qeverisjes”, tha Mickoski.

Bilall Kasami nga VLEN ka thënë se koalicioni VLEN ka dalë fitues në të gjitha komunat me shumicë shqiptare.

“Nesër nisin negociatat për qeverinë e re mes VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit VLEN. Urime të gjithë shqiptarëve, urime të gjithë qytetarëve”, ka thënë ai.

Sipas Kasamit, ka ndikuar edhe mërgata që kanë ardhur për të votuar.

- Advertisement -

“Koalicioni VLEN është fitues absolut te shqiptarët. Kjo është si rezultat i ardhjes së mërgimtarëve tanë. Prandaj i them 100 mijë herë “faleminderit, faleminderit, faleminderit të gjithë atyre që erdhën dhe bënë edhe një herë ndryshimin në atdhe!”

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull