Mickoski: BDI-ja në koalicion me Gruevskin dukej si shoqatë pacifiste që kërkonte vetëm tenderë

1 Min. Leximi

Kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë për televizionin ALSAT ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke e cilësuar këtë parti si një organizatë të nënshtruar dhe të etur për tenderë gjatë periudhës së koalicionimit me VMRO-DPMNE-në gjatë periudhës 2008-2016.

Sipas Mickoskit, BDI nuk ka qenë e interesuar për çështjen shqiptare, por vetëm për përfitime financiare. Ai ka bërë një diferencim të qartë mes ish-partnerit dhe koalicionit aktual me VLEN, duke theksuar se tani për herë të parë ka partnerë politikë që diskutojnë për projekte dhe jo për korrupsion.

- Advertisement -

“Kohët kanë ndryshuar. Tani kemi partnerë që diskutojnë për zhvillimin e vendit, jo për tenderë dhe interesa personale,” ka deklaruar Mickoski, duke lënë të kuptohet se qeverisja e kaluar me BDI-në ishte e mbushur me kompromis dhe ndikime të errëta.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull