Agjencitë e lajmeve për çdo ditë e shkruajnë faqen e parë të së vërtetës. Puna juaj nuk është vetëm transmetimi i lajmeve, por krijimi i memories publike, ndërtimi i besimit dhe ruajtja e demokracisë në jetë. Sot më shumë se kurrë mediat janë shtyllë e demokracisë, në kushte të lidhjes globale ato jo vetëm që informojnë, por edhe inspirojnë, bashkojnë dhe krijojnë klimë për prosperitet.
Këtë e porositi kryeministri Hristian Mickoski në hapjen e Asamblesë së Përgjithshme të 33-të të Asociacionit të Agjencive Ballkanike të Lajmeve – Evropa Juglindore (ABNA-EJL), e cila mbahet sot në Shkup, në organizim të Agjencisë Informative – Mediatike – MIA.
“Në kohë sfidash ekonomike dhe sociale, kur qytetarët kërkojnë siguri dhe shpresë, mediat janë ato që mund të përcjellin një vizion, të shpjegojnë reformat dhe të nxisin debatin publik. Vendi ynë qëndron fort në qëndrimin se nuk ka shoqëri demokratike pa media të lira. Liria e fjalës është vlerë themelore dhe ne jemi të vendosur ta promovojmë atë dhe të garantojmë hapësirë ku çdo gazetar mund të pyesë, të hetojë dhe të publikojë lirisht pa presion dhe frikë. E vërteta duhet të jetë më e rëndësishme se çdo pushtet politik ose ekonomik”, theksoi Mickoski.
Por, në epokën e digjitalizimit dhe rrjeteve sociale, theksoi kryeministri, dezinfomtatat janë si virus, përhapen shpejt krijojnë mosbesim dhe mund ta minojnë besimin.
“Qeveria jonë nxit dhe inkurajon debat, të jemi shembull me qëllim që t’i aftësojmë gjeneratat e reja që në mënyrë kritike t’i njohin dhe analizojnë burimet e informacioneve”, porositi Mickoski.
Ballkani dhe EJL, siç theksoi, një kohë të gjatë ishin simbol i ndarjeve dhe konflikteve, por sot kemi detyrë të re që të jemi simbol i bashkëpunimit dhe prosperitetit, ndërsa mediat mund të jenë ura në mesin e vendeve tona.
“Dëshiroj të përkujtoj se nisma për shkëmbim rajonal të lajmeve, në mesin e agjencive të lajmeve që tashmë jep rezultat. Kur qytetarët tanë do të lexojnë lajme pozitive nga fqinjësia, atëherë paragjykimet rrënohen, ndërsa miqësitë ndërtohen”, porositi Mickoski.
Dezinformatat dhe kritikat e pabaza, theksoi, janë sfida më e madhe për skenën mediatike dhe vetë demokracinë.
“Dallimi midis kritikës konstruktive dhe dezinformimit është po aq i madh sa demokracia dhe manipulimi. Qeveria jonë nuk do ta heshtë kritikën, por nuk do të lejojë që gënjeshtrat të bëhen normë. Kjo është arsyeja pse po investojmë në njohuritë mediatike dhe po inkurajojmë median profesionale. Qeveria është e vendosur të jetë partnere e mediave. Po punojmë shumë për të përmirësuar kushtet dhe profesionalizmin dhe për të inkurajuar bashkëpunimin rajonal”, tha Mickoski.
Para hapjes së Asamblesë së Përgjithshme, u mbajt konferenca në temën “Përcaktimi i së vërtetës në gazetari”, të cilën e hapi drejtori i përgjithshëm i MIA-s, Darko Janevski.
“Tema e së vërtetës në gazetari. Një problem dhe një detyrë që ka ekzistuar që nga fillimet e profesionit tonë, për disa një punë e bukur, për disa një punë shumë e vështirë dhe e mundimshme, por që jep kënaqësi të jashtëzakonshme kur më në fund ke një rezultat të suksesshëm. Prandaj, detyra e gazetarisë moderne nuk është vetëm të informojë, por edhe të zbulojë të vërtetën. Të demaskojë gënjeshtrën dhe t’ia ofrojë të gjithën qytetarit. Të rrisë ndërgjegjësimin e tij, të përmirësojë jetën e tij. Duhet të përpiqemi për pak më shumë. Të jemi më të guximshëm. Po, kjo mbart edhe rrezikun e gabimit, por a ka profesion në të cilin nuk ka rrezik gabimi”, tha Janevski.
Në Asamblenë e 33-të të përgjithshme të ABNA-EJL në Shkup marrin pjesë krerët e agjencive kombëtare të lajmeve nga Ballkani, Mesdheu dhe Evropa ose përfaqësuesit e tyre.
Vendimi që Agjencia Informative Mediatike– MIA të jetë nikoqire e Asamblesë së 33-të të Përgjithshme u mor vitin e kaluar në Asamblenë e 32-të të Përgjithshme të mbajtur në Stamboll, të organizuar nga agjencia kombëtare turke e lajmeve Anadollia.
Në ABNA-EJL anëtarë janë 12 agjenci të lajmeve – MIA, ATA, Anadolia, FENA, BTA, HINA, CNA, ANA-MPA, Kosova pres, Mina, Axherpres dhe ANSA.
Në Asamblenë e 30-të të Përgjithshme, e cila u mbajt në Burgas në vitin 2022, ABNA-EJL nga një organizatë joformale, e cila funksionin prej më shumë se 30 vitesh, u shndërrua edhe në një Asociacion formal, e regjistruar si person juridik, me Statutin e vet dhe rregullat e sjelljes për të gjithë anëtarët, si dhe kriteret që duhet të përmbushin ata që duan të bëhen pjesë e këtij Asociacioni në të ardhmen. Në takimin në Burgas u votua për Statutin, i cili u krijua në bazë të dokumentit ligjor të Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve, me çka në fakt ABNA-EJL në punën e saj afrohet drejt standardeve evropiane dhe rregullave të Bashkimit Evropian.