Mexhiti: Te BDI nuk ka himn kombëtar, kot akuzojnë

1 Min. Leximi

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në emisionin “Debat në Shenja” duke folur për himnin kombëtar, ka thënë se ata që akuzojnë duke aluduar në BDI-në, intonimi i himnit ka munguar në dy Kongreset e fundit të kësaj partie tanimë opozitare.

Sipas Mexhitit, nuk ka pasur ndonjë prapavijë tjetër, përveç se në Kongresin e 9 majit të dërgohet mesazh politik në nder të Ditës së Evropës.

“Ata që akuzojnë, nëse marrim Kongresin e tyre nuk ka himn kombëtar, te BDI edhe i fundit edhe i parafundit edhe tjerat, sepse është një organizim partiak. Informatat janë të verifikuara, e para ata që akuzojnë nuk kanë të drejtë morale, sepse nuk ka pas as te ata, e dyta ka qenë çështje protokolli, aty ka qenë flamuri kombëtar edhe këtu ka pas dokumentar, çështja e himnit kanë vendosur pasi e kemi përcaktuar dhe kemi dashur të japim një mesazh politik, 9 maji është Dita e Evropës dhe ka filluar me himnin e Evropës dhe nuk ka pasur ndonjë prapavijë tjetër”, ka thënë Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull