Mexhiti: Shqiptarët me VLEN-in po marrin hisen e vet

1 Min. Leximi

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në emisionin “Click plus” në TV21 duke folur për qeverisjen dyvjeçare të VLEN-it, tha se shqiptarët po marrin hisen e tyre dhe ndryshimet po ndjehen në vendbanimet dhe komunat shqiptare.

“E para nuk ka pas asnjë vrasje politike, burgosje politike, nëse kemi parasysh ndryshimi është proces, ne jemi munduar çdo ditë për të punuar në këtë drejtim. Shqiptarët duhet ta marrin hisen e tyre në buxhet, ekonomia e determinon politikën, jo të mbetemi vetëm në çështjet folklorike, përkushtimi ka qenë të marrim hisen që na takon. Janë 3 miliardë euro të fokusuara në vendbanimet shqiptare”, ka thënë Mexhiti.

Sipas tij, fokusi gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe te decentralizimi që janë 360 projekte në komunat shqiptare, ndërsa vulën e ka VLEN-i.

“Mjetet janë nga kredia hungareze, ku nga 300 milionë, 100 milionë janë për komunat shqiptare, pa e harruar edhe ligjin për përfaqësim të drejtë, Provimi i jurisprudencës, ai për lojërat e fatit, Korridori 8, sheshi Skënderbeu, ligji i Medresesë…”, ka thënë mes tjerash Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull