Mexhiti: Për Çairin nuk pranojmë zgjidhje gjysmake, po punojmë me ekspertët më të mirë

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri dhe kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar se zhvillimi urbanistik i komunës do të bazohet në punën e ekspertëve ndërkombëtarë.

“Kur bëhet fjalë për Çairin, nuk pranojmë zgjidhje gjysmake. Për më të mirën Komunë, i mbledhim ekspertët e botës. Një nga mendjet më të ndritura të urbanistikës, me hartën e Çairit në duar, tashmë është në terren. Më e mira po vjen. Koha e ndryshimit ka nisur… dhe asgjë s’do ta ndalë,” ka theksuar Mexhiti.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull