Mexhiti: Opozita të tejkalojë inatet dhe të votojë pro interesit shqiptar

1 Min. Leximi

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti ka ftuar sot opozitën shqiptare që të mbështesë propozimet e pushtetit për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Mexhiti tha se kjo është në favor të interesit shqiptar.

“VLEN-i e ka kaluar në të gjitha filtrat edhe në qeveri edhe në Komisionin e Venecias. Uroj opozitën shqiptare të cilët nuk i kanë zgjidhur këtë punë njëzet e dy vite, uroj tash të jenë konstruktiv dhe në moment të duhur ta tejkalojnë inatin dhe të votojnë pro interesit shqiptarë edhe këtë dy ligjet. Edhe te ligji për jurisprudencën dhe te ligji për Përfaqësim adekuat, ato si opozitë çdo herë mund të kenë edhe kërkesa dhe më të mëdha, por kur t’ju vijë rasti që të kthehen mund t’i përmirësojnë t’i bëjnë edhe më të mira”, ka thënë Mexhiti.

Ai ftoi publikisht opozitën mos të shkojnë me inate, por të angazhohen për zgjidhje të këtyre çështjeve dhe interesit shqiptar.

“Kanë pasur mundësi t’i zgjidhin njëzet e dy vite. Pra, i ftoj publikisht që t’i bashkëngjiten dhe t’i votojmë bashkërisht”, ka thënë Mexhiti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull