Mexhiti: Ndërmarrjet shtetërore në dorë të qytetarëve! Secilit qytetar do t’i shpërndajmë aksione në vlerë prej 10.000 euro

1 Min. Leximi

Izet Mexhiti nga VLEN, gjatë prezantimit të bartësve të listave të koalicionit dhe të programin “Plani 2030” në Tetovë, tha se nëse bëhen pjesë e qeverisë, do të shpërndajnë aksione të ndërmarrjeve publike tek qytetarët, përcjell TV21. Mexhiti thotë se sipas llogaritjeve të VLEN, secili qytetar do të merrte nga 10.000 euro.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Ne si koalicion VLEN në Qeveri do të kthejmë ndërmarrjet shtetërore në dorë të qytetarëve. Qeveria do t’u shpërndajë qytetarëve 49% të aksioneve të ndërmarrjeve publike, duke mbajtur për vete 51% të aksioneve që do të mund të menaxhohet përmes modeleve koncesionare apo partneritetit publiko-privat. Vlera e përgjithshme e ndërmarrjeve është afro 20 miliardë euro, e kjo do të thotë se secilit qytetar do t’i shpërndajmë aksione në vlerë prej 10.000 euro”, tha Mexhiti./tv21.tv

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull