Mexhiti: Nata e Fitër Bajramit sjell bekim dhe bashkim, Çairi në atmosferë festive dhe përgatitje për këtë festë

1 Min. Leximi

“Sonte është një natë e madhe, Nata e Fitër Bajramit, që mbyll një muaj sakrifice, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror. Urime Nata e Madhe e Fitër Bajramit! Le të jetë kjo natë një bekim për të gjithë”, ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Në mesazhin e tij, Mexhiti thekson se kjo natë përfaqëson përmbylljen e një muaji sakrifice dhe përkushtimi, duke nënvizuar atmosferën festive që ka përfshirë Komunën e Çairit, ku rrugët, lagjet dhe shtëpitë reflektojnë qetësi dhe ndriçim simbolik.

Kryetari i Çairit ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë ditës institucionet komunale janë angazhuar në përgatitjen e objekteve fetare, duke siguruar që çdo xhami të jetë e pastruar dhe e rregulluar për pritjen e besimtarëve në faljen e Namazit të Bajramit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull