Mexhiti: Ligji për Përfaqësim Adekuat është avancues! E betonon frymën e Marrëveshjes së Ohrit!

1 Min. Leximi

Është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe është dashur të sillet që nga viti 2003/2004, tha zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti në lidhje me Propozim Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, përcjell TV21. Sa i përket kritikave të opozitës shqiptare, Mexhiti tha se pikërisht në kohën e tyre është propozuar shfuqizimi i Balancuesit.
“Shoh që janë reagimet në atë frymën do të luftojmë deri sa ta kthejmë Balancuesin, pikërisht ata që e kanë eliminuar Balancuesin si mekanizëm në qeverinë Kovaçevski, të gjithë ministrat pra kanë votuar që të hiqet Balancuesi, edhe ministrat shqiptarë që kanë qenë në qeverinë Kovaçevski”, tha mes tjerash Mexhiti.
Mexhiti tha se pikërisht përbërja e Gjykatës Kushtetuese që u votua nga qeveria e kalauar, shfuqizoi Balancuesin.

“Për herë të parë kjo çështje zgjidhet në mënyrë ligjore, me ligj të posaçëm që duhet të kalojë në qeveri, që e operacionalizon të drejtën e përfaqësimit adekuat të bashkësive etnike, dhe mendoj që kjo e betonon frymën e Marrëveshjes së Ohri dhe e avancon çështjen e përfaqësimit”, theksoi Mexhiti.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull