Zv/kryeministri Izet Mexhiti, në konferencë për media u pyet se kush do t’i zëvendësoj kuadrot e ASH-së në Qeveri, tha se ende nuk është biseduar për këtë çështje, por shtoi se gjitha resorët që i ka patur ASH-ja, mbeten në kuadër të VLEN-it.
“Nuk kam digju që VMRO-ja ka kërkesë të atillë, as në publik as në takime…spekulimet janë tjera”, tha Mexhiti.
Mexhiti, shtoi se së pari duhet të konstatohet dorëheqja e Taravarit më pas do të bëhet analizë dhe do të jepen kuadrot më të mirë.
Sa i përket faktit që vetëm Taravari do të jep dorëheqje ndërsa funksionarët e tjerë do të shkarkohen, tha se kjo tregon që pjesa dërmuese brenda ASH-së, që në themelim ka qenë antipod i BDI-së, nuk pajtohen me vendimin e kryetarit.
“Është evidente që çdo ditë ka largime paraqitje të mendimeve ndryshme nga funksionarët ndryshme kjo tregon se kryetari nuk është në vijë me anëtarësinë dhe me strukturat e partisë”, deklaroi Mexhiti.
Lidhur me diskutimet për çështjet etnike në Qeveri, Mexhiti tha se ai ka dalë zot atyre si ministër i parë dhe në shumë raste edhe zv/kryeministri Fetai. Mexhiti tha se Taravari nuk është ankuar asnjëherë.
Mexhiti: Kuadrot e ASH-së në Qeveri do të zëvendësohen nga ato të VLEN-it
