Mexhiti i përgjigjet Osmanit dhe BDI-së: Ende janë në filmin e fushatës, në mars do të përballen me bagera

2 Min. Leximi

Kreu i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në emisionin “Klik plus” në TV21 është përgjigjur në akuzat e BDI-së lidhur me projektet për Çairin gjatë fushatës zgjedhore.

“Fushata zgjedhore ka mbaruar, ndoshta Bujari mendon se është ende në fushatë- si kryetar dege, ende si duket është në filmin e fushatës. E dyta ne kemi bërë normalizimin e gjendjes, e dini si ka qenë në kohën e Bujarit dhe BDI-së Higjiena komunale, u fundos Shkupi e Çairi me mbeturina, sot nuk është fotografia e njëjtë, në Çair këto dy tre javë ka pasur një aksion gjeneral për pastrim të parqeve, rregullim të drunjve, higjienës, vlerësojmë se është punë normale që duhet ta bëjnë Ndërmarrjet publike dhe komuna, pra ajo që kam premtuar në fushatë është në programin tim, ku janë të potencuar të gjitha projektet dhe qëndroj pas asaj”, ka thënë Mexhiti, duke shtuar se nëse nuk kanë punë tjetër, opozita le të vazhdojnë me atë fushatë.

Ai paralajmëron se në mesin e muajit shkurt dhe fillimin e marsit ata (opozita) do të ballafaqohet me bagera (buldozerë).

“Duqanxhikun nesër mund ta filloj, Dizhonin nesër mund ta filloj, Teneqe mëhallën nesër mund ta filloj, por mendoj se do u krijojmë shumë telashe qytetarëve dhe më mirë ta prolongojmë 1 muaj ose 1 muaj e gjysmë që të fillojmë me intensitet të plotë dhe pjesa dërmuese e programit do të realizohet brenda vitit të parë”, ka thënë Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull