Gjykata Kushtetuese të mos merret me diskutime dhe vendime politike, porositi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, duke reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Gjatë konferencës “Gjuha dhe Etnia”, Mexhiti tha se në shoqëritë multietnike, politikat gjuhësore janë determinuese për funksionalitetin e këtyre shoqërive.
“Gjykata Kushtetuese ka për obligim që të vlerësojë kushtetutshmërinë e ligjeve dhe akteve tjera dhe të garantojnë zbatimin e Kushtetutës. Ajo nuk ka mandat as të lëshohet në diskutime, e aq më pak në vendimmarrje politike dhe sidomos kur është fjala për ligje dhe akte tjera juridike, të cilat garantojnë bashkëjetesën multietnike dhe frymën e bashkëjetesës në Maqedoni të Veriut. Prandaj, po e përsëris, në asnjë vend të botës nuk ndodh që të drejtat e fituara të cenohen ose abrogohen, sepse është cilësi e demokracive të mirëfillta që të drejtat të avancojnë në vazhdimësi, jo të shkurtohen, cenohen ose të mohohen.”, – deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.