Mexhiti: Edhe në Dizhon 2 ngritëm shtabin e VLEN-it, shtëpinë e shpresës dhe të fitores

2 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, në hapjen e shtabit në Dizhon ka deklaruar se ata gjithmonë kanë qenë pranë njerëzve, duke jetuar me hallet e tyre dhe duke ndërtuar bashkë me ta, përcjell alfax.mk
“Ne kemi qenë gjithmonë pranë njerëzve tanë, duke jetuar hallet e tyre dhe duke ndërtuar bashkë me ta. Edhe me këtë shtab, po e kthejmë rrugën tonë në marsh drejt fitores, bashkë me qytetarët. Sepse ne nuk ecim vetëm. Ne nuk e kërkojmë fitoren për interesa personale, siç kanë bërë ata.
Ne kemi ndërtuar çerdhe për fëmijët tanë, shkolla për nxënësit, universitet për studentët, rrugë e ujësjellës për familjet tona. Ata, në vend të zhvillimit, kanë ngritur kazino, për të varfëruar popullin, për ta shkatërruar rininë dhe për t’i helmuar familjet tona.
Ne e lëmë qeverinë për Çairin, sepse Çairi është diamanti ynë dhe nuk shitet për pushtet. E, ata duan të kthehen në qeveri duke e përdorur Çairin si plaçkë tregu, që ta forcojnë dhe pasurojnë veten dhe familjet e tyre.
Prandaj fitorja jonë do të jetë madhështore. Sepse VLEN është besim, është garanci se qeverisja jonë do të bëhet me punë të ndershme, transparencë dhe në të mirë të qytetarëve.
Sonte, nga Dizhoni, u dërgojmë një mesazh të fuqishëm: fitorja jonë do të jetë madhështore, sepse e vërteta, puna dhe populli janë në anën tonë!
Urime, Çairi im! Urime, Dizhoni im!”, ka deklaruar Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull