Kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot prezantoi planin për zgjerimin e bulevardit “Cvetan Dimov” në Çair.
Mexhiti tha se do të shtohen edhe dy korsi, me çka bulevardi gjithsej do të ketë 6 korsi, dhe shteg për biçikleta, ndërsa pjesa në mes të korsive do të jetë e destinuar për gjelbërim. Mexhiti tha se projekti do të kushtojë 10 milionë euro, prej të cilave 3 milionë janë paraparë për shpronësim.
“Dhe këtu jemi për projektin e bulevardit “Cvetan Dimov”, pra është pika më kritike në qytetin e Shkupit, për këtë ka projekt kryesor, dmth urbanistik, ka edhe studim për eksproprijim. Pat filluar edhe eksproprijimi, mirëpo nuk kishte vullnet nga Qyteti i Shkupit. Eksproprijimi është diku 3 milionë euro, ndërsa realizimi i projektit është diku 7 milionë euro. Dmth afër 10 milionë euro është zgjidhja e këtij problemi jetik për komunikacionin në qytetin e Shkupit. Nuk prishet asnjë shtëpi, prishen do terrasa, por edhe kur i kanë ndërtuar, e kanë ditur që do të vijë një ditë që do të zgjerohet ky bulevard. Siç i shihni pra objektet zakonisht janë terrasa, me vullnet të mirë, edhe për atë do të dëmshpërblehen, diku 3 milionë euro parashihen për eksproprijim, pra nuk do të mbetet asnjë qytetar…ë dëmtohet dhe të mos dëmshpërblehet. Është e paraparë të zgjerohet me 2 korsi. Pra bulevardi do të ketë 6 korsi, do të ketë gjelbërim në mes, trotuare dhe stazë për biçikleta dhe po ashtu pra, i ndriçuar tërësisht”, tha mes tjerash Mexhiti.