Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në RTVM ka deklaruar se përfaqësimi adekuat është kategori kushtetuese dhe këtë nuk mund ta abrogoj askush.
Ai uroi Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë për anëtarësim në BE.
“Vendimet me Nënshkrimet e ministrave të pushtetit të kaluar për shfuqizimin e balancuesit janë identik me vendimin e Gjykatës kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit. Përfaqësimi adekuat është kategori kushtetuese dhe këtë nuk mund ta abrogoj askush”, ka thënë Mexhiti.
Sipas zëvendëskryeministrit të qeverisë së parë, Izet Mexhiti BDI asnjëherë nuk e ka pasur prioritet përfundimin e korridorit 8 dhe rrugës Shkup-Bllacë meqë derti i tyre ka qenë tenderimi.
“BDI rrugën Shkup-Bllacë as 2 km nuk e kanë përfundu, në Tetovë-Gostivar as 8 përqind nuk është bërë eskpropriimi, ata vetëm e kanë pasur dertin e tenderimit dhe PR-in e partisë së tyre”, ka thënë Mexhiti.