Ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka uruar kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashin për pozitën e re.
Meta, përmes një postimi në Facebook, tha se është besimplotë se me eksperiencën e tij parlamentare ai do të dëshmojë lidership gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik e politik.
“Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE-ja dhe NATO-ja, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut”, shkroi Meta.
Më tej, Meta u shpreh se Gashi, si kryetar i Kuvendit do të garantojë të drejtat e opozitës në Kuvend dhe pjesëmarrjen e saj të plotë në jetën institucionale dhe demokratike.