Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Merkos i ngritet aktakuzë – Llogaria bankare e komunës e bllokuar, kryetari bleu veturë 67 mijë euro

Përditësimi i fundit: 2024/03/01 at 7:18 PM
Publikuar March 1, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Strugës Ramiz Merko ka përfunduar me aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Shkak është bërë blerja e makinave, përfshirë edhe veturën luksoze Audi, në periudhën kur komuna e Strugës kishte llogari të bllokuara bankare, shkruan Alsat.

Që në vitin 2020 Komisioni kundër korrupsionit ka dorëzuar nismë për ndjekje penale të Merkos për blerjen e automjetit me vlerë 67 mijë euro. Kështu ka bërë të ditur në brifing me gazetarët, kreu i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi së bashku me prokurorë të tjerë.

- Reklamim -

Lidhur me blerjen e qendrës tregtare “Soravia” nga nipi i Ali Ahmetit, Drin Ahmeti, prokurorët thanë se njësitet e MPB-së punojnë në mënyrë aktive për mbledhjen e dokumentacionit. Mirëpo, ata nuk janë përgjigjur nëse ka dëshmuar edhe Drin Ahmeti.

Prokuroria bën me dije se hetimi paraprak përfshin kundërzbulimin financiar dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike si dhe konstatohet lidhja e personave në këtë rast me institucionet shtetërore. Të dhëna kërkohen edhe nga Fondi i Inovacionit, Ministria e Brendshme, si dhe të dhëna nga vendet e treta pa specifikuar se cilat.

Prokurorët ndanë edhe informacione për rastin “Bektel & Enka”. Ata shqyrtojnë prokurimin publik për përzgjedhjen e kompanisë që duhet të mbikëqyrë ndërtimin si dhe aktet ligjore. Ata thonë se janë duke bashkëpunuar me Entin e Revizionit dhe është mbledhur dokumentacion i gjerë.

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar njoftoi se së shpejti do të merret vendim për ndërtimin e spitaleve modulare, për të cilat janë mbledhur të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, ajo e Transportit dhe Lidhjeve, si dhe Banka Botërore.

Në rastin e ndërtimit pranë Holiday Inn, prokurorët nuk konstatuan dëme në buxhet. Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nuk do të ndiqet penalisht për rastin me stacionin e kontrollit teknik Via Komerc, për të cilin Spasovski nuk e ka nënshkruar vendimin për mbylljen e tij, edhe pse në të janë konstatuar parregullsi.

Abazi, i pyetur për kritikat e Komisionit kundër korrupsionit që shumë gjetje nuk janë shndërruar në aktakuza, ka thënë se shumica e tyre janë bosh dhe nuk ka bazë për të vepruar sipas tyre./

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
3shi.net 1 Mars, 2024 March 1, 2024
Artikulli i mëparshëm Shpërthimi i fortë në Lushnjë! Një viktimë, i plagosur edhe një deputet
Artikulli tjetër Kryediplomati palestinez paralajmëron për “vazhdimin e gjenocidit” nëse nuk arrihet armëpushim

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Bashkim Hasani caktohet koordinator i shtabit zgjedhor të Lëvizjes Demokratike

    3shi.net February 25, 2024
    ASH: Qeveria u gjunjëzua, ranë gënjeshtrat dhe dështoi sabotimi i Korridorit 8
    Sela: Kur Kurti hyri në zgjedhje s’pati kundërshtarë sepse të gjithë u burgosën
    Kasami: Rikonstruktimi i stadiumit do të fillojë në mars
    Murtezani në Athinë në takim me zëvendësministren e punëve të jashtme greke, Aleksandra Papadopullu
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!

    May 17, 2025
    Lajme

    Kasami takim me mërgatën shqiptare në Austri: VLENI gjithmonë do të jetë zëri dhe forca juaj

    May 17, 2025
    Lajme

    Mexhiti: Skenari për ta përçarë dhe shkatërruar VLEN dështoi, ne jemi këtu, më të fortë se kurrë!

    May 17, 2025
    LajmeSport

    VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

    May 17, 2025
    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?