Mendi Qyra në Zvicër me bashkatdhetarët strugan: Lidhja me ju mbetet e fuqishme, do dëgjojmë zërin dhe idetë e juaja

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët struganë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, në kuadër të një vizite zyrtare me qëllim forcimin e lidhjeve me diasporën, përcjell INA.

Gjatë takimit, Qyra theksoi rëndësinë e madhe që ka diaspora për zhvillimin e Strugës, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që bashkatdhetarët japin për qytetin e tyre, si në aspektin moral ashtu edhe në atë konkret.

“Lidhja e diasporës me Strugën mbetet e fortë dhe e sinqertë. Kontributi i tyre është një shtyllë e rëndësishme për rrugëtimin përpara të qytetit tonë”, u shpreh Qyra.

Ai shtoi se kërkesat, idetë dhe iniciativat e diasporës do të trajtohen si prioritet nga institucionet komunale, duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit Struga mund të ecë përpara në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Strugës dhe diasporës në Zvicër.(INA)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull