“Me butësi afron, me ashpërsi largon”

1 Min. Leximi

Hyri në xhami dhe pa dashje, i cingëroi telefoni me një këngë.

Besimtarët dhe imami iu vërsulën:

- Advertisement -

“Nuk po respekton shtëpinë e Zotit?!

- Advertisement -

“Si mund ta kesh në telefon një kesi lloj muzike?”, e shume fjalë të ashpëra…

Që nga ai ditë, ai nuk u kthye më…

Më pas shkoi në një kafene. Aty, pa dashje, i ra koka e çibukut dhe qymyri ra përdhe. Pronari i kafenesë iu afrua me buzëqeshje:

“S’ka problem, vëlla, mos u ndjej keq, e rregullojmë prap!”

Që nga ajo ditë, ai u bë klient i rregullt i kafenesë.

🌹Jepni lajme të mira e mos i largoni njerëzit; këshilloni me butësi e mos turpëroni; lehtësoni e mos vështirësoni.

Hoxhë Halil Avdulli

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull