Më 19 nëntor do të fillojë gjykimi për zjarrin në klubin e natës “Puls” në Koçan, njoftuan sot nga Gjykata Penale e Shkupit, pasi aktakuza për këtë rast u miratua në tërësi në fillim të këtij muaji, ndërsa drejtësinë do ta ndajë gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska. Gjykimi do të mbahet në sallën e re të Gjykatës në Idrizovë, ndërsa nga Gjykata Penale u përmendën edhe disa data të tjera për mbajtjen e seancave të para për një nga tragjeditë më të mëdha në vend.

“Seanca kryesore për çështjen lidhur me tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan është caktuar për më 19 nëntor 2025, me fillim në orën 09:30, në sallën e gjykatës në INP Idrizovë. Për më tepër, për të siguruar procedim efikas dhe ekonomik, janë caktuar disa data shtesë për seancat kryesore: 25.11.2025, 26.11.2025, 02.12.2025, 04.12.2025, 10.12.2025 dhe 11.12.2025”, thonë nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit.