Edhe Pendarovski me ftesë/ Dy “master debate” ku do të marrin pjesë të shtatë kandidatët për president

1 Min. Leximi

Edhe presidenti Stevo Pendarovski, i ka dërguar ftesë kundër kandidatëve të tij, për të marrë pjesë në dy master debate, të cilat do të mbahen në fillim dhe në fund të fushatës zgjedhore, e cila fillon më 4 prill.

Nga Shtabi zgjedhor i Pendarovskit njoftuan sot se ideja e dy master debateve u është komunikuar kandidatëve të tjerë për president, dhe presin përgjigje. Master debatet, siç thonë nga shtabi zgjedhor i Pendarovskit, do të organizohen në terren neutral, secili nga kandidatët do të marrë pjesë në organizim, i cili do të udhëhiqet nga një moderator, për të cilin të gjithë do të arrijnë marrëveshje, ndërsa shpenzimet do t’i ndajnë të gjithë. Debatet master do të zgjasin 180 minuta.

- Advertisement -

Nga Shtabi Zgjedhor i Pendarovskit thonë se pritet të mërkurën për një përgjigje përfundimtare se a do të pajtohen kandidatët e tjerë. Master debatet janë për shtatë kandidatët. Nëse dikush pranon dhe dikush jo, ideja nuk do të realizohet./tvklan.mk

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull