Mbyllet Lista Zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura

2 Min. Leximi

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot finalizoi Listën Zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë. Zgjedhjet do të mbahen menjëherë pas festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve më 11 janar 2026.

Në Gostivar, në Listën Zgjedhore janë të regjistruar 82.870 qytetarë me të drejtë vote, 78.185 votues janë banorë të përhershëm të komunës, 4.604 votues janë të regjistruar në Listën e posaçme zgjedhore për personat që jetojnë jashtë vendit, ndërsa 81 persona janë në burg ose në paraburgim.

Në Listën Zgjedhore për Mavrovë Rostushë janë regjistruar 10.575, nga të cilët në Listën e Posaçme Zgjedhore për banorë në Komunë 9.622, në vendet e huaja 951, ndërsa në burg ose në paraburgim janë dy.

Në Listën Zgjedhore për Vrapçishten janë regjistruar 27.279 qytetarë me të drejtë vote, 26.318 në Listën e veçantë zgjedhore për banorë të Komunës, në Listën e veçantë zgjedhore për votues të cilët jetojnë në vendet e huaja janë regjistruar 950, ndërsa 11 në burg ose paraburgim.

Numri i votuesve në Qendër Zhupë të regjistruar në listën Zgjedhore është 7.562, prej tyre 6.305 në komunë, në Listën e posaçme zgjedhore për votues në vendet e huaja janë regjistruar 1257 persona.

KSHZ e miratoi Udhëzimin për votim në vendvotimet me më pak se dhjetë votues. Të tillë ka dy në Gostivar dhe atë 0480 (7) dhe 0154 (3) dhe në Mavrovë Rostushe pesë: 0463 (6), 0482 (5), 0484 (5), 0485 (8) dhe 0485 (5).

Kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko, duke i theksuar udhëzimet theksoi se KSHZ në katër komuna duhet ta organizojë votimin që t’u mundësohet këtyre personave në vendvotimet më të afërta ta realizojnë të drejtën e tyre të votës.

“KSHZ aktualisht i zbaton të gjitha aktivitetet për realizimin e zgjedhjeve më 11 janar”, theksoi Kondarko

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull