Temperaturat e larta po shkaktojnë rritje të numrit të thirrjeve drejt Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Maqedoninë e Veriut.
Siç informoi për MIA, Daniell Georgievski nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore, në ditë regjistrohen më shumë se 200 thirrje të lidhura me ndërhyrje në vende publike për shkak të kolapseve, por edhe raste në kushte shtëpie kur te qytetarët përkeqësohet gjendja shëndetësore.
Sipas Georgievskit, Ndihma e Shpejtë ndërhyn në tre deri në pesë raste kolapsi në ditë, por gjatë ditëve të nxehta numri mund të jetë edhe më i madh.
Georgievski thotë se qytetarët më së shpeshti paraqiten për shkak të simptomave si dobësi, të përziera, mbinxehje të organizmit dhe goditje nga nxehtësia.
Në një pjesë të rasteve, shton ai, gjendja mund të përmirësohet edhe me këshillë të përshtatshme dhe reagim në kohë.
Veçanërisht të kujdesshëm duhet të jenë të sëmurët kronikë, te të cilët temperaturat e larta mund të shkaktojnë probleme shtesë shëndetësore.
Temperaturat e larta pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për çka Instituti i Shëndetit publik ka dalë me rekomandime të cilat i gjeni më poshtë.

