MASH:Asnjë studentë nuk do të humbasë të drejtën e subvencionimit të racionit për studentë për shkak të shfrytëzimit të pensionit familjar

1 Min. Leximi

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon opinionin se asnjë studenti i cili është përfitues i subvencionimit të racionit për studentë nuk do t’i ndërpritet e drejta nëse njëkohësisht është shfrytëzues i pensionit familjar në bazë të prindit të ndjerë.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Studentët të cilët janë shfrytëzues të subvencionimit të racionit për studentë të cilët njëkohësisht shfrytëzojnë pension familjar, nuk do ta humbasin të drejtën e fituar nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Sfida е cila ndodhi në fillim të këtij muaji, e cila preku 181 studentë, do të tejkalohet gjatë ditës së sotshme dhe studentët do të marrin mjetet që u takojnë sipas ligjit.

Rikujtojmë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me kërkesë të Trupit Kombëtar të Studentëve, nga muaji prill e zgjeroi fushëveprimin e kësaj mase, në mënyrë që statusi i punësimit nuk është kriter kufizues për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë, ndërsa të njejtit mund ta përdorin edhe studentët e ciklit të dytë të studimeve.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull