Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup

4 Min. Leximi

Përfaqësuesja e Maqedonisë bëri një hap të madh drejt kualifikimit në fazën tjetër të garave në Ligën e Kombëve, pasi që në Jerevan, mundi Armeninë me rezultat 2-0. Autor i golit të pare ishte Bojan Miovski, në minutën e 72-të, ndërsa golin e dytë e shënoi Alimi në minutën e 85-të. Me këtë fitore, Maqedonia ka 10 pikë dhe mban vendin e pare në grupin e 4-të të Divizionit “C”

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll kaloi e para në epërsi me Serafimovin, mirëpo arbitri kryesor Stjuart Atuell, me konsultim të sistemit VAR, nuk ndryshoi rezultatin dhe tregoi pozitë jashtë loje nga sulmuesit e Maqedonisë.
Rasrtin e pare vendasit e kishin kur Biçakçian dërgoi topin mbi portë. Pak më vonë ishte edhe një aksion i shpejtë i vendasve, por në mnomentin e fundit intervenon Alimi, duke dërguar topin në rrivënie ngha këndi.
Në minuitën e 31-të Armenia prodhoi një kundërsulm të shpejtë, ndërsa Spertsian dërgoi topin mbi portë edhe pse gjuajti brenda zones.
Në 3 minuta para përfundimit të pjesës së pare, tentoi edhe Zellarajan, mirëpo tentimi shkoi mbi portë.
Në minutën 44-të regjistrojmë edhe ytentimin nga distanca prej Bikshaçianit, të cilën pa problem e ndal portieri Dimitrievski.
Në kohën shtesë , kanosja më serioze e Armenisë vjen me Miranian, por goditja e tij me kokë, përfundon skaj portës së Maqedonisë.
Në pjesën statistikore, Armenia kishte 58 për qind pronësiin e topit, duke prodhuar 7 goditja dhe vetëm një kuadrantin e Dimitrievskit. Në anën tjetër Maqedonia nuk kishte asnjë tentim serioz drejt portës së vendasve.

- Advertisement -

Në fillim të pjesës së dytë, Armenia ishte më active dhe prodhoi dy goditje të njëpasnjëshme. Fillimisht ishte Miranian, I cili godet nga afërsia, por Dimiytrievski ishte në nivel të detyrës, ndërsa tentimi nga distanca e Zallaranianit nuk shkaktoi vështirësi për Dimitrievskin.
Në minutën e 61-të regjistrojmë goditjen e pare të Maqedonisë drejt portës së Armenisë. Nga goditja e lirë, ishte projketil I fortë i Enis Bardhit, ndërsa në këndin e duhur reagon portieri Çançareviç. Nga afërsi nuk ishte preciz Vellkovski, I cili drejton topin mbi portë.
Në minutën e 72-të, 1-0 për Maqedoninë. Pas një aksioni të gjatë, Alimi drejton topin te Miovski, i cili dërgon topin në këndin opozitar, ndërsa portieri vendas, Çançareviç nuk kishte asnjë opsion tjetër pos të nxjerr topin nga rrjeta.
Në minutën e 84 -të, nokaut për Armeninë. Asiston Alioski, shënon Alimi për 2-0. Me këtë gol u shuan të gjitha shpresat për vendasit që të bëjnëdiç më tepër në këtë përballje.
Në pjesën statistikore, Armenia kishte 56 për qind pronësiin e topit, duke prodhuar 13 goditja dhe 3 prejt tyre në kuadrantin e Dimitrievskit. Në anën tjetër Maqedonia prodhoi 6 tentime, prej te cilave 3 ishin në kuadrantin e Armenisë, ndërsa 2 përfunduan në rrjetë.
Sfida e radhës për Maqedoninë do të jenë në muajin nëntor, në terrenin vendas. Fillimisht më 14 nëntor takohet me Letoninë, ndërsa 3 ditë më vonë sfidon Ishujt Faroe. /SHENJA/

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull