Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

LSM me seancë publike para Kuvendit, në formë proteste kërkohet që paga minimale në Maqedoni të bëhet 500 €

Përditësimi i fundit: 2025/04/02 at 10:50 AM
Publikuar April 2, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot para Kuvendit do të mbajë seancë publike të organeve më të larta të Sindikatës, pas së cilës do të drejtohet në Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe në Qeveri. Sindikata me këtë hap do të shprehë pakënaqësinë për vendimin për rritjen e pagës minimale për 1800 denarë, pa kaluar në Këshillin Ekonomiko-Social, që sipas sindikatës është e kundërligjshme.

Gjatë protestës, e cila nis në orën 12:05 para Kuvendit, në këtë pjesë të qytetit do të vendoset një regjim i veçantë qarkullimi.

- Reklamim -

Para Kuvendit sindikata do të thotë se nuk mund të ketë përmirësim të pagave për deputetët pa përmirësim të pagave për punëtorët dhe mesazhi që do t’i dërgohet Dhomës së Tregtisë është se mbështetja e punëtorëve është thelbësore për stabilitetin e ekonomisë. Pjesa e fundit e protestës do të jetë para Qeverisë, ku sindikata do të kërkojë që punëtorët të përfshihen në vendimet për pagat e tyre.

Para Parlamentit, sindikata do të porosis se nuk mund të ketë rritje të pagave për deputetët pa rritje të pagave për punëtorët, ndërsa mesazhi që do të drejtohet para Odës Ekonomike është se mbështetja e punëtorëve është me rëndësi thelbësore për stabilitetin e ekonomisë. Pjesa përfundimtare e protestës do të jetë para Qeverisë, ku sindikata do të kërkojë që punëtorët të përfshihen në vendimet për pagat e tyre.

Sindikata kërkon që paga minimale të jetë 30.000 denarë, duke pasur parasysh shpenzimet e jetesës, në vend të 24.300 denarëve të propozuar, ndërsa Qeveria në afat prej një viti të paguajë kontributet për diferencën deri në 30.000 denarë.

“Trajtimi çnjerëzor ndaj përfaqësuesve të sindikatave jo vetëm që shkel Kushtetutën dhe ligjet në Maqedoni, por ka shkelje edhe të konventave ndërkombëtare të punës dhe për këtë tashmë janë njoftuar Organizata Ndërkombëtare e Punës, Konferedata Evropiane dhe Ndërkombëtare e Sindikatave të cilat japin mbështetje të plotë për LSM-në”, theksoi Trendafilov.

Ai tha se sulmet ndaj tij dhe kryetarëve të sindikatave, të cilat, siç tha ai, janë shpeshtuar ditët e fundit, nuk do t’i pengojë ata të kërkojnë rritje të pagave dhe përmirësim të standardit të jetesës së punëtorëve.

“Shqetëson gjenda në të cilën 250.000 punëtorë marrin paga deri në 32.000 denarë, ndërsa 380.000 punëtorë marrin paga nën mesataren në vend. Për këtë arsye ka sulme të ashpra ndaj LSM-së që të mos rriten pagat e këtyre punëtorëve”, tha Trendafilov.

Ai propozoi që pagat e të zgjedhurve dhe të emëruarve, së bashku me pagën e tij, të jenë 500 euro në vit dhe të votohet pagë minimale në të njëjtën shumë.

Më 14 mars, Konfederata e Sindikatave Evropiane mbështeti sindikatat në vend në përpjekjet e tyre për të arritur një pagë minimale më të lartë që do t’i lejonte punëtorët të jetonin me dinjitet. Përfaqësuesit e Konfederatës së Sindikatave Evropiane vlerësuan në një konferencë për shtyp në Shkup se kërkesat e sindikatave për rritje të pagës minimale janë më se të justifikuara dhe se paga minimale në Maqedoninë e Veriut është më e ulëta në rajon.

Nga LSM-ja e kontestojnë vendimin e Qeverisë për shumën e pagës minimale, sepse në përputhje me nenin 4, paragrafi 5 të Ligjit për pagën minimale, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, pas një mendimi paraprak nga Këshilli Ekonomiko-Social, publikon shumën e pagës minimale në masën bruto, dhe kjo, siç theksojnë ata, nuk ka ndodhur, përkatësisht nuk është mbajtur seancë e Këshillit Ekonomiko-Social.

Sipas Qeverisë, lartësia e pagës minimale është legjitime dhe e përcaktuar në përputhje me kriteret në Ligjin për pagën minimale. Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, në një konferencë për shtyç javën e kaluar në Qeveri sqaroi se paga minimale përcaktohet sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në bazë të 50 për qind të pagës mesatare të paguar vitin e kaluar dhe 50 për qind të indeksit të shpenzimeve, gjegjësisht inflacionit për vitin paraprak.

TOP Lajmet

Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!
Lajme Politikë
Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve
Bota dhe Rajoni
Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët
Lajme
Valbona Adili Emini deputetja e VLEN që zëvendëson Sulejmanin
Lajme
Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 2 Prill, 2025 April 2, 2025
Artikulli i mëparshëm Reshje intensive shiu, lumi Markovë del nga shtrati në Batincë të Shkupit
Artikulli tjetër Filkovi i ZNAM-it i përgjigjet Milloshoskit: “Xhuxhi nga Neregova” që i shpëtoi drejtësisë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe Rajoni

    Ekspertja e OKB-së për Palestinën: Ka shumë gjasa që po kryhet një gjenocid në Gaza

    3shi.net January 19, 2024
    Gashi: Hapim Librin e Ngushëllimeve në Kuvend, tragjedia në Koçani alarmi i fundit për ta ribërë këtë shtet nga fillimi
    MPB dhe BSP bastisje në Batincë: Një firmë ndërtimi dyshohet për mashtrim milionash
    Taravari: Nuk mendoj të jap dorëheqje, koalicioni qeveritar funksionon mirë
    Ahmeti për Grubin: Është mirë diku në hapësirat shqiptare, do të paraqitet para drejtësisë, por jo atë hakmarrëse dhe selektive
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmePolitikë

    Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Ibrahimi pas dorëheqjes së deputetit Sulejmani: Shoqëria jonë ende ka njerëz të virtytshëm

    May 18, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

    May 18, 2025
    Lajme

    Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët

    May 18, 2025
    Lajme

    Valbona Adili Emini deputetja e VLEN që zëvendëson Sulejmanin

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Salim Sulejmani jep dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake të ASH-së dhe nga pozita e deputetit në Kuvendin e RMV-së

    May 18, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?