Opozitarja LSDM ka akuzuar VMRO-DPMNE dhe kryeministrin Hristijan Mickoski se nuk kanë realizuar reformat e nevojshme për integrimin evropian të vendit.
Nga LSDM thonë se qeveria po kërkon arsyetime pasi afati i 1 qershorit po afrohet, ndërsa shumë pika të agjendës reformuese kanë mbetur të papërfunduara.
Sipas tyre, pa ndryshime kushtetuese dhe përfshirjen e pakicave në Kushtetutë, nuk mund të ketë përparim në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Ata theksojnë se çështja nuk ka të bëjë vetëm me bullgarët, por me të gjitha komunitetet që jetojnë në Maqedoni, përfshirë shqiptarët, turqit, romët, serbët, boshnjakët dhe kroatët.
LSDM i bëri thirrje Mickoskit që të përmbushë premtimet dhe të mos manipulojë qytetarët me deklarata politike.

