Përplasje mes opozitës dhe pushtetit lidhur me aferën e zbuluar nga Agjencia për Siguri Kombëtare se kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski, gjatë periudhës 2019-2024 derisa ishte në opozitë ka qenë i përgjuar dhe ndjekur në mënyrë të paligjshme. Nënkryetari i LSDM-së, Metodija Ilievski thekson që pushteti aktual refuzon t’i deklasifikojë dokumentet e Agjencisë për Siguri Kombëtare me qëllim që të zbardhet rasti, derisa parashtrojnë pyetjen nëse Mickoski për torba me para ka shitur interesat e Maqedonisë te shtetet armike.
“A është e vërtetë se Mickoski, edhe pse nuk ka qenë në shënjestër të ndjekjes është ka rënë në kontakt me persona që kanë pasur për qëllim ta destabilizojnë shtetin, ndërsa janë financuar nga para të huaja? A është e vërtetë se Mickoski për torba me para ua ka shitur interesat e shtetit të tij, shteteve armike të vendit?”, tha Metodija Ilievski, nënkryetar i LSDM-së.
Nga ana tjetër, Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE, thekson që partia me të cilën udhëheqë Venko Filipçe, pranoi se gjatë periudhës derisa kanë qenë në pushtet kanë përgjuar, megjithatë nuk kanë gjetur asgjë të paligjshme.
“LSD pranoi dy çështje. E para se e kanë ndjekur dhe përgjuar kryetarin Mickoski dhe e dyta, edhe pse e kanë ndjekur dhe përgjuar 5 vite nuk kanë gjetur asgjë kontestuese e as të paligjshme. Sikur të kishte pasur gjatë kohë do të hapnin procedurë. LSDM me këtë pranim e dha dëshminë më të madhe se tërë aparati shtetëror është vendosur në atë që ata të mbeten sa më gjatë në pushtet. Prokuroria Publike nuk guxon të heshtë. Presim aksion dhe epilog”, tha Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.
Për aferën që Agjencia për Siguri Kombëtare njoftoi se ka dorëzuar prova në Prokurori, dyshimet janë që krahas Mickoskit janë përgjuar edhe gazetarë e biznesmenë, por edhe një ministër i kohës dhe prokuror./Alsat.mk