Bashkimi Demokratik për Integrim reagoi një ditë pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Përmes një komunikate të shkurtër BDI thekson se respekton vendimin dhe si parti mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe forcimit të vlerave demokratike dhe transparencës. Lidhur me vendimin e DASH, mbrëmë reagoi edhe Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai tha se me vendimin është njoftuar përmes mediave. Grubi theksoi se vendimi e ka prekur drejtpërdrejt dhe personalisht. “Do të angazhohem me përkushtim të plotë dhe maksimalisht, së bashku me të gjithë miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe kemi punuar për vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për ta sqaruar plotësisht këtë çështje” thuhet në reagimin e Grubit. /Alsat.mk
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -


