Ballkani ka barazuar pa gola me Hamrunin në ndeshjen e parë mes tyre në kualifikimet për Ligën e Konferencës.
Kampionët kosovarë patën posedimin dhe rastet, por nuk gjetën edhe golin.
Mundësinë e artë e patën në minutën e njëzet por Lindon Emërllahu nuk realizoi nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë ata tundën portën mirëpo goli rezultoi të kishte ardhur nga një pozicion jashtë loje.
Suharekasit do të kërkojnë kalimin në rundin tjetër pas një jave në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Maltë.