Lajme të mira për tregun e veturave në BE

1 Min. Leximi

Në vendet e Bashkimit Evropian në muajin prill janë regjistruar 913.995 vetura të reja. Është 13.7 për qind më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi të shtunën Shoqata e Prodhuesve Evropianë të Automobilave (ACEA).

Në të gjitha tregjet kryesore evropiane u regjistrua rritje e ndjeshme e shitjeve të veturave gjatë prillit, në Spanjë me 23.1 për qind, Gjermani me 19.8 për qind, Francë me 10.9 për qind, Itali me 7.7 për qind.

- Advertisement -

Në muajin prill, në vendet e BE-së u shitën më së shumti veturat me benzinë (36%), pasuar nga automjetet elektrike hibride (HEV) me 29.1 për qind, me naftë me 12.9 për qind dhe automjetet elektrike me bateri (BEV) me 11.9 për qind.

Numri i automjeteve elektrike të regjistruara me bateri në prill u rrit me 14.8 për qind nga viti i kaluar, në 108.552 vetura.

Nëse analizohen të dhënat për katër muajt e parë të vitit 2024, numri i veturave të reja të regjistruara në BE u rrit me 6.6 për qind në pothuajse 3.7 milionë automjete, ka njoftuar ACEA në faqen e internetit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull