Kurti nuk përgjigjet nëse do të propozojë mandatarin për kryeministër

1 Min. Leximi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet nëse do t’i propozojnë mandatarin për kryeministër tekë presidentja dhe nëse ka filluar përgatitjet për formimin e qeverisë së re.

Ai ka theksuar se këto tema diskutohen në Prishtinë pasi në Suharekë janë për fillimin e punimeve të stadiumit të ri.

- Advertisement -

“Ato janë gjëra të Prishtinës, atje i diskutojmë ato. Këtu jemi për investimin 11 milionë euro për stadiumin e futbollit në Suharekë”, tha Kurti.

- Advertisement -

Këto deklarata, ai i bëri në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Suharekë./EO

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull