Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Kurti falënderon Walker për jehonën që i dha masakrës në Reçak

Përditësimi i fundit: 2024/01/14 at 5:25 PM
Publikuar January 14, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në prag të 25-vjetorit të Masakrës në Reçak, kryeministri Albin Kurti priti në një takim miqësor ambasadorin William Walker, të cilin e falënderoi për kontributin e pazëvendësueshëm gjatë kohës së luftës dhe jehonën që i dha masakrës në Reçak në rrafshin ndërkombëtar.

Në takim u rikujtuan vitet 1998-1999, kur ambasadori Walker ishte në Kosovë në krye të Misionit Verifikues të OSBE-së, që kishte për mision të verifikonte nëse forcat serbe po vepronin në përputhje me marrëveshjen e tetorit të Kombeve të Bashkuara, për të tërhequr forcat e armatosura dhe për të respektuar armëpushimin.

- Reklamim -

Ambasadori Walker tha se ndjehet i lumtur dhe krenar për atë që Kosova ka arritur në një periudhë të shkurtër kohore, duke u bërë një nga shtetet më demokratike në Evropë. Ai tha se sa herë që vjen në Kosovë u gëzohet ndryshimeve që i sheh teksa lëvizë nëpër rrugët e Kosovës.

Bashkë me urimet për jetë të gjatë dhe shëndet të mirë, kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen ndaj ambasadorit Walker, për rolin korrekt, konkret dhe human të treguar në raport me krimet e luftës që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Kosova nesër përkujton 25-vjetorin e masakrës në Reçak, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit.

Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Pas Reçakut, çështja e Kosovës do të jetë në një konferencë ndërkombëtare në Rambuje e në Paris, mossuksesi i të cilës do të ndikonte në ndërhyrjen e NATO-së kundër forcave ushtarake serbe, largimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë.

Reçaku atëbotë kishte zënë vend në mediat dhe kancelaritë e shteteve më me ndikim në botë. Ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e kishte dëgjuar lajmin dhe ishte zgjuar me ankth se ç’do t’i sillnin orët në vijim Kosovës.

Ndërkaq, shefi i misionit të OSBE-së, William Walker kishte shkuar në vendin e krimit shumë shpejt dhe kishte drejtuar gishtin nga lugina e masakrës duke e përcaktuar krimin me tri fjalë: Krim kundër njerëzimit

Walker

TOP Lajmet

Kasami: VLEN ka fituar identitet të vetin, ata që largohen humbin peshën politike
Lajme Politikë
Ibrahimi: Komunat e udhëhequra nga BDI nga inati nuk aplikojnë në fonde, në këtë mënyrë dëmtojnë qytetarët
Lajme Politikë
Ibrahimi: Taravarit i ofruam t`i ndaj vet komunat si dëshiron ai
Lajme Politikë
ASH nis mbledhjen vendimtare, mungon Arben Fetai
Lajme Politikë
Gashi përkujton Komandant Harun Aliun: Kushtrimi i tij vazhdon të jehojë si frymëzim për brezat
Lajme Politikë
Për ndeshjen ndaj Serbisë, FSHF-ja do t’i përzgjedhë me short shikuesit
Sport
ETIKETUAR: kurti, masakra, recaku, walker
3shi.net 14 Janar, 2024 January 14, 2024
Artikulli i mëparshëm Shënoi një supergol, Edon Zhegrova: Synojmë një vend në Ligën e Kampionëve
Artikulli tjetër Shpërthimi i bombolës, Komuna e Mitrovicës e ndihmon me 20 mijë euro familjen Brahimi

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Mickoski i jep fund temës për zgjedhjet parlamentare

    3shi.net November 14, 2024
    Konfirmohet data e meçit të shumëpritur, Marku do të përballet me Kongon në O2 Arena të Londrës
    Takime dhe Rrjedha të Reja Gjeopolitike
    Ganiu: Vijojnë punimet në rrugën “Nexhat Agolli” (FOTO)
    Vritet Salwan Momika që njihej me provokimet për djegien e Kuranit në Suedi
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Zelensky fton Papa Leonin për vizitë në Ukrainë

    May 12, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Berisha mban deklaratën e parë publike për zgjedhjet, apeli për demokratët

    May 12, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Partitë iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

    May 12, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Trump pritet të marrë një dhuratë në vlerë të 400 milionë dollarëve nga familja mbretërore e Katarit

    May 12, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Socialistët në epërsi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

    May 12, 2025
    Bota dhe RajoniLajme

    Basha voton me vajzën e tij të madhe: Sot keni një të drejtë të çmuar, besoni tek Shqipëria

    May 11, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?