Kundër Mustafa Imerit: Filharmonia e Beogradit mbështet kolegët maqedonas (LETRA)

3 Min. Leximi

Filharmonia dhe Orkestra e Beogradit i ka dhënë mbështetje parezervë kolegëve maqedonas të Filharmonisë së Maqedonisë kundër paralajmërimeve se drejtor do të jetë Mustafa Imeri, kuadër i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit, shkruan gazeta KOHA.

Nëpërmjet një letre mbështetje drejtuar Filharmonisë së Maqedonisë, Filharmonia e Bogradit thotë se përzgjedhja e drejtorit në konkurs të hapur duhet të jetë transparente dhe pa ndikime politike.

- Advertisement -

“E ndjejmë luftëb dhe shqetësimin tuaj, sepse në një situatë të ngjashme gjendemi edhe ne në Beograd. Shteti Juaj sikurse shteti ynë duhet të kuptoj se një shoqëri e shëndoshë krijohet vetëm me besim në institucione të pavarura. Sidoqoftë, shteti Juaj duhet ta kuptojë se Filharmonia e Maqedonisë nuk është vetëm një sallë e mirë, por në të punojnë punonjës kulture…”, thuhet në letrën e mbështetjes së Filharmonis dhe Orkestrës së Beogradit.

Ndryshe, dy javë më parë, nëpërmjet një letre të hapur të nënshkruar nga njëqind punonjës nga 120, Filharmonia e Maqedonisë kërkuan që “të mos përsëriset praktika fatale e gabimeve në emërimin e drejtuesve të institucioneve siç ishte pjesë e historisë së qeverisjes së koalicionit të kaluar”. Konkretisht, punonjësit e nënshkruar në letrën e hapur drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Kulturës, Zoran Ljutkov, shprehen kundër emërimit të Mustafa Imerit, kuadër i LD-së së Izet Mexhitit për drejtor në Filharmoninë e Maqedonisë.

“Që në qershor, para formimit të Qeverisë së re, Izet Mexhiti njoftoi publikisht se ia vlente të ‘merrte’ Filarmoninë dhe se Mustafa Imeri do të ishte i pari shqiptar që do të drejtonte institucionin. Ky njoftim skandaloz po shkatërron legjitimitetin e konkurrencës që është ende në vazhdim, pasi emri i Imerit është ende përmendet në kuluare si një mundësi e sigurt dhe e rënë dakord për drejtorin e institucionit tonë.  Drejtori i institucionit tonë duhet të zgjidhet sipas një procedure ligjërisht me kritere të ndërtuara nga ministria e linjës. Çdo mënyrë tjetër për të zgjedhur drejtuesin e institucionit duke tejkaluar procedurat ligjore, paraqet shkelje të rëndë”, thuhej në letrën e hapur të punonjësve.

Ankandi i funksioneve pa i respektuar procedurat ligjore me kritere të përcaktuara qartë, thuhej më tej në letër, është një fyerje për artistët dhe punonjësit e Orkestrës dhe Filharmonisë Maqedonase.

- Advertisement -

Sipas nënshkruesve të letrës, drejtori i Orkestrës Filharmonike duhet zgjedhur në mënyrë të ligjshme në konkurs, dhe kandidati me programin më të mirë dhe kualifikimet dhe referencat profesionale.

Ndryshe, në ndarjen e resorëve, kur u diskutua Qeveria, drejtori i Filharmonisë i kishte takuar VLEN-it, konkretisht Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit. Ka qenë vet Mexhiti i cili në një deklaratë para mediave ka thënë se drejtori i Filharmonisë, për herë të parë, i takon shqiptarëve. (koha.mk)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull