Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se sot në Kuvend ka mirëpritur kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, zonjën Urška Klakočar Zupančič.
“Takimi theksoi miqësinë e ngushtë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona, duke diskutuar mundësitë për forcimin e marrëdhënieve ndërparlamentare, ekonomike dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët. Mbështetja e palëkundur të Sllovenisë për procesin tonë të integrimit në BE dhe angazhimin e përbashkët në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon, ishte kryefjalë e kësaj vizite, ndërkaq shpreha mirënjohjet më të thella për ndihmën e Sllovenisë në procesin tonë reformues.
Përfundimisht, një vizitë si kjo konfirmon se Maqedonia e Veriut mund të llogarisë në Slloveninë si një aleat të besueshëm në NATO-s, mbështetës në rrugën europiane, si dhe partner për synimet tona të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi takohet me kryetaren e kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič
