Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi, ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për tragjedinë që goditi Turqinë, ku një zjarr i fuqishëm mori jetën e dhjetëra personave dhe la shumë të tjerë të lënduar.
“Bashkëndjejmë me popullin turk në këto momente të vështira dhe solidarizohemi me autoritetet që po përballojnë këtë fatkeqësi. Lutjet dhe mendimet tona janë me viktimat dhe të prekurit nga kjo tragjedi e dhimbshme,” ka theksuar Gashi në emër të Kuvendit dhe qytetarëve të Maqedonisë.