Sonte në iftar, krerët e koalicionit të VLEN-it, së bashku me hoxhën e nderuar Mulla Ejub Selmani, ishin të pranishëm.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, bëri këtë postim në rrjetin e tij personal të Facebook-ut.
Në konakun e hoxhës së nderuar, Mulla Ejub Selmani!
Në këtë muaj të shenjtë me liderët e koalicionit VLEN, sonte bëmë iftar me Mulla Ejub Selmanin. Këshilla e hoxhës së nderuar “Se vetëm nijeti i mirë e përmirëson gjendjen e shoqërisë”, është i rëndësishëm dhe domethënëse për ne. Me nijet të pastër dhe me qëllim të mirë jemi rrugës së drejt për të sjellur ndryshimin pozitiv në vend!
Allahu e shpërbleftë për kontributin dhe dijen e dhënë në shoqërinë tonë!