Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Kryetarët e komunave në RMV kanë pak kompetenca

Përditësimi i fundit: 2024/04/26 at 2:09 PM
Publikuar April 26, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetarët e komunave në Maqedoninë e Veriut disa herë janë shprehur se janë të gatshëm që të marrin përsipër më shumë kompetenca por pushteti qendror deri më tash nuk ka shprehur vullnet për një gjë të tillë. Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ankohet se pushteti qendror nuk ka bërë asgjë që të vazhdojë procesi i decentralizimit.

“Është një nga kushtet elementare të Marrëveshjes së Ohrit, keni parasysh që lufta e 2001 është ndërprerë me një dakordësim që Maqedonia të vazhdojë të mbetet shtet unitar por me një decentralizim të theksuar. Fatkeqësisht shteti mbeti unitar por nuk kishim një decentralizim të mirëfilltë dhe kjo ka bërë që Maqedonia e Veriut të jetë një nga shtetet më të centralizuara. Edhe përkundër faktit që në BNJVL ka qëndrime të dakorduara nga të gjitha komunat që të vazhdojë procesi i decentralizimit, kjo qeveri në dy mandatet e saj, nuk bëri lëvizjen më të vogël për të bërë një decentralizim të mirëfilltë”, thotë kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami

- Reklamim -

Ai më tej shprehet se komunat jo vetëm komunat janë të përgatitura por ata kanë edhe nevojë për më shumë mjete.

“Prandaj, në vlerësojmë se qeveria e ardhshme duhet të ketë prioritet vazhdimin e decentralizimit sepse komunat jo që janë të përgatitura por ata kanë edhe nevojë për më shumë mjete, më shumë mundësi që t`ju shërbejnë qytetarëve, kur dihet se komunat janë pushteti më i afërt më qytetarët i cili më së shpejti i zgjidh problemet e qytetarët që i kanë në përditshmëri”, deklaroi Kasami.

Stagnimi haset në shumë fusha, pohon Kasami. Sipas tij, kultura, sfera sociale e kështu me radhë janë ende nën ingerenca të pushtetit qendror.

“Kemi stagnim në të gjitha fushat, nuk kemi decentralizim të mirëfilltë fiskal, komuna e Tetovës nuk ka asnjë institucion kulturor, në nivelin e decentralizimit social nuk kemi kompetenca, kemi disa përgjegjësi por nuk kemi mjete të mjaftueshme, kemi në disa fusha edhe përzierje të kompetencave me pushtetin qendror., kështu që janë arsimi, sporti, gati në të gjitha fushat kemi ngecje të decentralizimit. Në dy mandate kjo qeveri nuk bëri asnjë lëvizje të vazhdimit të decentralizimit” shtoi më tej kreu i pushtetit lokal në Tetovë.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov, kohë më parë sqaroi se edhe ligji për pushtetin lokal duhet të pësojë ndryshime por për votimin e tij duhet që në kuvend të sigurohen dy të tretat e votave.

“Ne punojmë për fazën e ardhshme të decentralizimit, ku duhet që kompetenca të caktuara duhet të barten tek komunat. Mund të them se punojmë sipas parimit asimetrik të decentralizimit dhe jo si deri më tani për të gjithë komunat njëjtë, por ata komuna që nuk kanë kapacitete për kompetenca të caktuara, përmes komunës fqinje do t`i kryejnë ata kompetenca. Ky projekt është përpiluar, është analizuar, por vet ndryshimi i ligjit për pushtet lokal kërkon shumicë në Kuvend. Në ndërkohë, deri në vitin 2025, komunat do të marrin nga 0.5 për qind nga TVSH-j, por pas vitit 2025 do të ketë zgjidhje tjetër”, tha Penov.

TOP Lajmet

Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA
Lajme
3shi.net 26 Prill, 2024 April 26, 2024
Artikulli i mëparshëm Ibrahimi: E kemi detyrim ta bëjmë qeverinë dhe ta çojmë BDI-në në opozitë
Artikulli tjetër Pak mundësi për të rinjtë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Ministri Murtezani nga Brukseli: Maqedonia e Veriut meriton të jetë pesë e familjes evropiane

    3shi.net December 18, 2024
    Ali Ahmeti në Tearcë me qytetarët diskuton për mbrojtjen e arritjeve të shqiptarëve
    Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend
    Shqiptarët pushtojnë ‘Championsin’ – plotë 14 fubollistë do të luajnë në fazën e parë
    VLEN zgjidh statusin e punonjësve dhe artistëve të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025
    Lajme

    Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?