Kryeparlamentari shqiptar në RMV: Dihet botërisht që LVV e mbështeti VLEN-in, integrimi në BE kërkon dialog

2 Min. Leximi

Integrimi i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbetet prioritet tha kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Sipas tij, për këtë nevojitet dialogu me të gjitha palët, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, para së gjithash me shtetet fqinje.

- Advertisement -

Ai në intervistën për REL-in reagoi edhe ndaj pohimeve të partisë E Majta, e cila akuzoi koalicionin VLEN dhe VMRO DPMNE për “kosovarizimin” e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

“Mendoj se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duhet të ndërtojë një frymë të re bashkëpunimi me të gjitha subjektet politike. Mendoj se fjalori që u përdor atë ditë, ishte më shumë për një performancë teatrale dhe për ngritje të tensioneve dhe tërheqje të vëmendjes, dhe mendoj se nuk i shërben as demokracisë dhe as kulturës demokratike”, tha ai.

Tutje, ai foli edhe për përfshirjen e VV’së në koalicionin VLEN.

“Ne kemi raporte të mira me të gjitha subjektet politike edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. Por, edhe në rajon. Natyrisht, është botërisht e ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë hapur dhe e ka përkrahur koalicionin VLEN. Njëri nga eksponentët e Vetëvendosjes që është nga Maqedonia e Veriut, z.Bekim Qoku ishte në listën për deputet dhe është zgjedhur si deputet i këtij koalicioni”, deklaroi ai.

- Advertisement -

“Unë mendoj se Vetëvendosja dhe zoti [Albin] Kurti i janë përgjigjur kësaj ftese të madhe të shqiptarëve opozitar për një ndryshim dhe për një rrotacion politik”, shtoi tutje Gashi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull