Në shoqëritë demokratike, siç bëhet e ditur, nuk ka vend për kërcënime, ngacmime në asnjë formë.
“Kryetari Gashi fton dhe inkurajon të gjitha institucionet kompetente që të veprojnë menjëherë në këtë rast. Kryetari Gashi thekson se ndan shqetësimin e deputetëve dhe familjeve të tyre. Në momentin që institucionet japin ndonjë informacion për rastin në fjalë, mediat do të njoftohen menjëherë nga Kabineti i Kryetarit”,bëhet e ditur në kumtesë.
Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmë ka njoftuar se më 25 të këtij muaji në ora 13:58 në stacionin policor “Qendër”, përfaqësues i një partie politike ka raportuar se më 23 korrik 2024 në ora 18:15, nga një adresa e panjohur elektronike, në adresat zyrtare elektronike të disa deputetëve në Kuvend ishte dërguar porosi me përmbajtje kërcënuese.
Nga MPB bënë të ditur se për ngjarjen është njoftuar Njësiti për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik në kuadër të SPB Shkup dhe se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.