Kryeparlamentari Afrim Gashi e trajton me prioritet Ligjin për shkollat e mesme fetare

1 Min. Leximi

Propozimligji për shkollat e mesme fetare ka hyrë në procedurë parlamentare dhe po trajtohet me dinamikë të përshpejtuar nga ana e kryeparlamentri Afrim Gashi. Gjatë brifingut javor me gazetarë, Gashi theksoi se kjo iniciativë nuk përbën asnjë cenim ndaj karakterit laik të shtetit, përkundrazi, përbën një hap të drejtë për përfshirjen institucionale të shkollimit fetar në sistemin arsimor të vendit.
Ky projektligj do të mundësojë vazhdimësinë e arsimit për mijëra nxënës në Medrese dhe në seminare teologjike në mënyrë të rregullt, të standardizuar dhe në përputhje me kornizat ligjore të vendit dhe me vlerat demokratike të shoqërisë.
VLEN përshëndet përkushtimin e kryetarit Gashi për ta trajtuar këtë ligj me prioritet, duke treguar se kur ka vullnet politik dhe sens për nevojat e qytetarëve, çdo çështje e rëndësishme mund të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi.

Ky është një tjetër shembull se si qeverisja me VLEN sjell politika përfshirëse, larg diskriminimit dhe me theks në barazi, dinjitet dhe të drejta për të gjithë.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull