Kryediplomati turk: Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë për të ndaluar “gjenocidin” në Gaza

2 Min. Leximi

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë për të ndaluar “gjenocidin” në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet ta bëjë pjesën e tij për të ndaluar gjenocidin dhe për të bërë presionin e nevojshëm mbi Izraelin dhe mbështetësit e tij. Türkiye do të bëjë çdo përpjekje të mundshme në këtë rrugë. I inkurajuar nga mos ndëshkimi që ka marrë për krimet e tij, Izraeli po vret çdo ditë e më shumë palestinezë të pafajshëm”, shkroi Fidan në platformën sociale X.

- Advertisement -

Fidan theksoi se Türkiye ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për t’iu bashkuar çështjes së gjenocidit të ngritur kundër Izraelit.

Më herët, Türkiye dorëzoi deklaratën e saj në gjykatën e lartë të OKB-së, duke theksuar se po i bashkohet çështjes së gjenocidit të Afrikës së Jugut kundër Izraelit.

Me këtë, Türkiye bëhet palë në çështjen e gjenocidit duke iu bashkuar Nikaraguas, Kolumbisë, Libisë, Meksikës, Palestinës dhe Spanjës, të cilët gjithashtu i janë bashkuar Afrikës së Jugut e cila e parashtroi rastin për herë të parë dhjetorin e kaluar.

Kryetari i Parlamentit të Türkiyes, Numan Kurtulmuş, në rrjetet sociale tha se ky aplikim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë shënon një “hap konkret dhe historik” për të ardhmen e çështjes palestineze.

- Advertisement -

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të siguruar që Izraeli të gjykohet në gjykatat ndërkombëtare për krimin e gjenocidit dhe që Netanyahu dhe banda e tij të marrin dënimin më të ashpër që meritojnë për krimet që kanë kryer”, theksoi Kurtulmuş.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull