Krushopeku e priti Muhamed Elmazin me prezencë masovike të banorëve

1 Min. Leximi

Krushopeku, i njohur për fitoret dhe qëndresën e tij, e dëshmoi edhe këtë herë mbështetjen e fuqishme për ndryshim. Banorët, me prezencë masovike, i hapën dyert e zemrat për kandidatin për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi.

Në fjalën e tij, Elmazi theksoi se zëri i Krushopekut gjithmonë është dëgjuar me forcë dhe vendosmëri, prandaj edhe meriton të marrë përgjigje konkrete për nevojat e tij.

- Advertisement -

“Ky fshat meriton rrugë më të mira, kushte dinjitoze dhe zhvillim të qëndrueshëm. Unë jam i vendosur që zëri i Krushopekut të mos mbetet në heshtje”, u shpreh Elmazi para qytetarëve.

- Advertisement -

Takimi u shënua me entuziazëm dhe pjesëmarrje të gjerë, duke treguar qartë se Krushopeku kërkon ndryshim dhe beson në vizionin e ri për Komunën e Sarajit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull