Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Kroacia ofron mbështetje për anëtarësim në KiE, Vuçiqi i ankohet Lajçakut për politikat e Kurtit

Përditësimi i fundit: 2024/01/17 at 7:59 PM
Publikuar January 17, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rruga drejt integrimit në BE kanë qenë temë diskutimi në takimin që kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar me homologun kroat, Andrej Pllenkoviq, në margjinat e Forumit të Davosit. E presidenti i Serbisë iu ankua emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se të arriturat në dialogun e Brukselit po rrezikohen shkaku i politikave të Kurtit

Mbështetje për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe për integrim drejt Bashkimit Evropian i ka ofruar kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, homologut të tij kosovar, Albin Kurti, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Në një postim në platformën X, Plenkoviq ka shkruar se me Kurtin kanë biseduar edhe për situatën në rajon.

- Reklamim -

“Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, diskutova për situatën në rajon. E përgëzova për heqjen e regjimit të vizave, si dhe i shpreha mbështetjen tonë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Plenkoviq.

Para Plenkoviqit, Kurti të martën ka takuar edhe ndihmëssekretarin amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien.

Sipas Kurtit, O’Brieni ka shprehur vlerësimin për përparimin demokratik të Kosovës dhe për përmbajtjen karshi sulmeve e provokimeve.

“Një kënaqësi të takohem në Davos me ndihmëssekretarin O’Brien. Ai shprehu vlerësimin për përparimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe njohu se u treguam të përmbajtur përballë sulmeve dhe provokimeve. SHBA-ja është mike dhe aleate e çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, ka shkruar Kurti.
E presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu ankua emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se kryeministri Kurti po i rrezikon të arriturat në këtë proces.

“Kurti po kërkon ta pengojë pagesën e rrogave dhe pensioneve për popullin tonë, që do të nënkuptonte jo një largim të heshtur, por të zëshëm të serbëve nga Kosova. Kërkoj mbështetje jo për Serbinë, por për njerëzit e thjeshtë në Kosovë, që t’u mundësohet të vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë dhe territorin e tyre, në përputhje me parimet e vitit 2015, por edhe në pajtim me planin e ri për Asociacionin të miratuar nga BE-ja. Nëse dikush dëshiron ta shkatërrojë edhe atë, ajo që na mbetet është kërcënimi më serioz dhe më i madh deri më tash për dialogun”, ka thënë Vuçiq.

Forumi në Davos të Zvicrës ka nisur të hënën mbrëma dhe mbyllet të premten.

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
ETIKETUAR: albin kurti, Davos, Vucic
3shi.net 17 Janar, 2024 January 17, 2024
Artikulli i mëparshëm Lloga: Mickoski me ëndrrën e vjetër të Gruevskit, për zhdukjen e ASH-së
Artikulli tjetër Ministria e Arsimit: Ligji i ri për arsimin e mesëm do të ndikojë drejtpërdrejtë në cilësinë e sistemit arsimor

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Osmani: Fronti Europian është një bashkim historik i fuqive politike

    3shi.net April 16, 2024
    Kërcënimi nga Veriu/ Kurti: Kemi drone bajraktar, do shtojmë 600 rekrut të rinj
    Aksion i madh policor në disa qytetet të RMV-së për kontrabandë me makina të shtrenjta, të dyshuar edhe funksionarë dhe shtetas të huaj
    Taravari: Për fatin e grupit të shkëputur nuk vendos Zijadini por dikush tjetër!
    Jordania shkruan historinë!
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?